Shkup, 140 gjoba për shkelje të rregullave në trafik - Gazeta Express
string(51) "shkup-140-gjoba-per-shkelje-te-rregullave-ne-trafik"

Shkup, 140 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ballina

Gazeta Express

21/01/2022 10:53

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 140 gjoba.

Nga MPB thonë se prej 140 gjobave, 14 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina teknikisht të parregullta të transportit publik.

Lexo Edhe:

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë gjobitur dhe 7 vozitës për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për mosrespektim të përparësisë, 4 gjoba për vozitës fillestar dhe 3 për kalim në të kuqe në semafor.