Shkumbin Ismaili rikthehet fuqishëm me këngën e re “Malli” - Gazeta Express
string(56) "shkumbin-ismaili-rikthehet-fuqishem-me-kengen-e-re-malli"

Muzike

Gazeta Express

29/09/2025 21:47

Shkumbin Ismaili rikthehet fuqishëm me këngën e re “Malli”

Muzike

Gazeta Express

29/09/2025 21:47

Shkumbin Ismaili, një nga zërat më të dalluar të skenës shqiptare, rikthehet fuqishëm në muzikë me premierën e këngës së tij më të re, titulluar “Malli”.

Projekti sjell një kombinim të pasur emocionesh, zë unik dhe një prodhim muzikor të realizuar me përkushtim deri në detajin më të vogël.

Kënga “Malli” mban vulën e Shkumbinit, i cili është autor i muzikës, tekstit, miksimit dhe aranzhimit. Instrumentali  përfshin tinguj e kitarës së interpretuara nga Pellumb Qerimi, ndërsa pjesa e mastering-ut është realizuar nga producenti i njohur Simon Duggal, duke i dhënë projektit një tingull modern dhe ndërkombëtar që mund të konkurrojë lehtësisht me standardet globale.

Videoklipi, i prodhuar nga General Studio nën regjinë e Ana Marija Sabo, me Dario Sabo si drejtor fotografie, përçon ndjesinë e titullit të këngës, duke e bërë “Mallin” jo vetëm një përjetim muzikor, por edhe një eksperiencë estetike.

Pamjet vizuale janë të ndërtuara me kujdes, duke shoqëruar emocionin e tekstit dhe thellësinë e interpretimit të Shkumbinit.

Me këtë projekt, Shkumbin Ismaili e forcon edhe një herë reputacionin e tij si një nga artistët më të kompletuar të skenës shqiptare, duke sjellë muzikë që kombinon shpirtin, teknikën dhe mesazhin në mënyrë të përkryer.

Kënga “Malli” tashmë është publikuar dhe është gati të prekë zemrat e publikut, duke u bërë një nga projektet më të komentuar dhe të dëgjuara të sezonit. /GazetaExpress/