Shkumbin Gashi është deputeti tjetër i LDK’së i infektuar me Covid-19 - Gazeta Express
string(68) "shkumbin-gashi-eshte-deputeti-tjeter-i-ldkse-i-infektuar-me-covid-19"

Shkumbin Gashi është deputeti tjetër i LDK’së i infektuar me Covid-19

Gazeta Express

15/07/2020 23:45

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkumbin Gashi, përmes një shkrimi në Facebook, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit.

Gashi tha se nuk ka pasur simptoma mirëpo është vetizoluar për shkak se ka pasur kontakte me disa persona të cilët më parë kanë dalë pozitiv.

Lexo Edhe:

Ai tha se do të vazhdojë që të qëndrojë I vetëizoluar.

Tutje, Gashi bëri apel të bëhet kujdes, të mbahen maskat dhe të mos bëhet panik.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Gashit:

Të dashur miq e familjar,
ju njoftoj se qe nga e Hena jam veteizolur me qellim te parandalimit te perhapjes se virusit pasi qe kam dyshuar pas disa kontakteve qe kam pasur. Dhe jo qe kam pasur ndonje shenje apo simptome te virusit.
Pasi qe kam rezultuar Pozitiv, vazhdoj te jem i vetizoluar prap pa shenja apo simptoma te ketije virusi tinzar.

BENI KUJDES, JO PANIKE!
Mbani MASKA ✌️