Shkrumbohen nga flakët dy automjete gjatë natës në Elbasan, ja çfarë filmuan kamerat - Gazeta Express
string(83) "shkrumbohen-nga-flaket-dy-automjete-gjate-nates-ne-elbasan-ja-cfare-filmuan-kamerat"

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 8:41

Shkrumbohen nga flakët dy automjete gjatë natës në Elbasan, ja çfarë filmuan kamerat

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 8:41

Gjatë natës së mbrëmshme dy makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Bëhet e ditur se automjetet “Land Rover” dhe Volskwagen” në pronësi të Kujtim Kasnecit ishin të parkuara poshtë banesës së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri k qenë i qëllimshëm.

Lexo Edhe:

Ndërkohë nga kamerat e shtëpisë së pronarit të automjeteve që u dogjën, janë parë dy persona me kapele që i hedhin benzinë automjeteve të cilat më pas janë djegur.

Mësohet se Kujtim Kasneci është pronar i një pike shumice në qytetin e Elbasanit.