Shkrumbohen nga flakët banesat e dy vëllezërve në Shkodër - Gazeta Express
string(57) "shkrumbohen-nga-flaket-banesat-e-dy-vellezerve-ne-shkoder"

Gazeta Express

03/07/2020 16:16

Shkrumbohen nga flakët banesat e dy vëllezërve në Shkodër

Gazeta Express

03/07/2020 16:16

Mesditën e sotme dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Juban, të Shkodrës.

Mësohet se banesat i përkasin dy vëllezërve dhe fatmirësisht në momentin e zjarrit, anëtarët e familjeve kanë arritur të dalin jashtë tyre.

Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.