Aborti, e drejta themelore e çdo gruaje! - Gazeta Express
string(62) "shkruan-albulena-kadriu-aborti-e-drejta-themelore-e-cdo-gruaje"

Aborti, e drejta themelore e çdo gruaje!

Gazeta Express

01/11/2020 11:40

A e dini ku dhe pse janë mbledhur ky numër kaq i madh i njerëzve?!

 Albulena Kadriu

Lexo Edhe:

Protesta të jashtëzakonshme ne Poloni kundër ligjit qe nuk lejon abortin as në rast të deformimeve fetale, numërojnë me shumë se 150 mijë protestues. Kjo e bënë protestën ndër më të mëdhatë që është parë ndonjëherë në këtë shtet që nga viti 1980. Gratë dhe burrat të cilët besojnë që aborti duhet të jete i ndaluar me ligj duhet të kenë parasysh se trupi i gruas është veç i gruas dhe disa burra ne pushtet nuk do duhej qe të kenë mundësinë të marrin vendime kaq të rëndësishme për gratë pa i pyetur fare gratë! Për më tepër politika nuk do duhej të ishte ajo që përcakton se si do të duhej të ishte një grua dhe nënë e mirë! 

Për këtë temë mund të shkruhen faqe të tëra, por kam përmbledhur disa pika më poshtë që mendoj se janë qenësore ne argumentin kundër këtij ligji:

1. Secili qytetar në këtë botë duhet të ketë të drejta të plota të vendos se çfarë të bëjë me trupin e tij dhe gjithçka që ndodh brenda tij, andaj asnjë qeveri nuk do duhej që të vendos për ta.

2. Nëse gruaja nuk duhet lejohet qe të abortoj atëherë as burrit nuk duhet që t’i lejohet t’i ik përgjegjësisë se kujdesit për atë fëmijë.

3. I njëjti pushtet duhet të krijoj sistem të jashtëzakonshëm përkrahës për gratë beqare me fëmijë nëse gratë veç vendosin se lindja e fëmijës është alternative e duhur për to. Një vend si Polonia ka mangësi të mëdha në këtë sferë. Megjithatë ne nuk po flasim vetëm për krijimin e mundësive materiale, por për strukturat dhe mundësitë që janë të nevojshme për këto familje.

4. Nëse aborti është një gjë kaq e ndjeshme dhe e pa tolerueshme atëherë duhet të bëhet obligative vazektomia e kthyeshme e burrave, gjë qe do ju jepte mundësi burrave të mos lënë shtatzënë asnjë grua aksidentalisht deri ne momentin qe janë të gatshëm të bëhen prindër. Në mënyrë statistikore kjo do të ishte tejet e përshtatshme, sepse një grua brenda 9 muajve mund jetë vetëm njëherë shtatzënë, ndërsa një burrë mund të lërë shtatzënë dhjetëra gra brenda periudhës së njëjtë.

5. Pse të njëjtit njerëz të cilët janë kundër abortit nuk kujdesen për jetimët, lypsarët dhe fëmijët e tjerë në nevojë? Këta fëmijë kanë nevojë për ndihmën e menjëhershme të qeverisë dhe pushtetit dhe jo gratë të cilat nuk i kanë kërkuar askujt qe të merren vendime monstruoze qe ia kufizojnë lirinë ndaj trupit të tyre.

6. Gjate diskutimeve për abort kam pasur pyetje të tilla se çka do të thoja unë, nëse nëna ime do të me abortonte?! Unë jam shume falënderuese qe kam mundësi të jetoj jetën, por asnjëherë nuk do dëshiroja qe nena ime të me lindte jashtë dëshirës dhe mundësisë se saj. Duke qenë një grua e rritur unë jam tejet e vetëdijshme se sa e rëndësishme është qe një grua të behet nënë atëherë kur ajo ndjehet e gatshme dhe jo kur një gjë e tille ndodh ne mënyrë aksidentale apo si pasojë e dhunimit. Për me shumë, për mua është e pa konceptueshme se si është e mundur qe një qenie njerëzore të jete aq e lige sa të detyroj dikë qe të lind një fëmijë të padëshiruar, apo me deformime të renda mendore dhe fizike! Një vendim i tillë është tejet i vështirë dhe në asnjë moment nuk do duhej të rëndohej nga rregullat ligjore apo gjykimet, përçmimet dhe mendimet e pa kërkuara të të tjerëve.

7. Nga shumica e studimeve që kam lexuar dhe përvojat reale që vajzat dhe gratë kane ndarë, aborti asnjëherë nuk është bërë si zgjedhje e parë dhe më e lehta, por si ajo e fundit dhe më e dhimbshmja, por e cila do të rezultonte me pak e keqe në afat të gjatë. Duhet të dini se një përvojë e tillë mund të krijoj situata të komplikuara emocionale dhe fizike të shoqëruara me depresion, pagjumësi, probleme fizike, ankth e stres. Imagjinoni sikur e gjithë kjo do duhej të vazhdohej më tutje përmes një procedure ilegale të abortit.

Mbi të gjitha uroj qe secili prej nesh të kuptoj që me jetësimin e ligjeve për ndalimin e abortit, nuk do të arrihet ndalimi i abortimeve, por fatkeqësisht do të arrihet të ndalen abortimet e ligjshme dhe të sigurta gjatë të cilave pacientet kanë mundësi të marrin trajtimin e duhur fizik dhe emocional. Një vendim i tillë do të hapte rrugët për krijimin e një veprimtarie të paligjshme e cila në vete do të përmbante kryerjen e procedurave të ndryshme abortuese të jashtëligjshme dhe aspak të sigurta, ku qëllimet kryesore do të ishin përfitimet financiare dhe jo mbrojtja e shëndetit të pacientes.