Shkroi "Allahu është lezbike" në bluzën e saj, arrestohet aktivistja në Marok - Gazeta Express
string(74) "shkroi-allahu-eshte-lezbike-ne-bluzen-e-saj-arrestohet-aktivistja-ne-marok"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 10:36

Shkroi “Allahu është lezbike” në bluzën e saj, arrestohet aktivistja në Marok

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 10:36

Autoritetet marokene kanë arrestuar aktivisten Ibdisam Lahgar pasi ajo postoi një foto me një referencë fyese ndaj Allahut. Në foton që Lahgar postoi në ‘X’, në bluzën që ajo mbante veshur shkruhej “Allahu është lezbike”.

Zyra e Prokurorit Publik në Rabat njoftoi se aktivistja u mor në paraburgim nga policia të dielën, ndërsa ajo deklaroi se kishte marrë kërcënime, përfshirë edhe goditjen me gurë.

Lahgar e shoqëroi postimin e saj me komentin “në Marok, unë shëtis duke veshur bluza që mbajnë mesazhe kundër feve, Islamit etj. Na lodhni me hipokrizinë tuaj, me akuzat tuaja. Po, Islami , si çdo ideologji fetare, është FASHIST”.

Lahgar ka organizuar një sërë demonstratash në Marok për të drejtat e grave, çështjet LGBTQ+ dhe kundër dhunës mashkullore, ndërsa ka themeluar Mouvement alternatif pour les lirtés individuelles (MALI), e cila lufton, ndër të tjera, për të drejtën e abortit dhe martesën e personave të të njëjtit seks.

Sipas postimit të saj në Facebook, pas 31 korrikut, kur ajo publikoi foton kontroverse, ajo u bë viktimë e “ngacmimit kibernetik, mijëra kërcënimeve për përdhunim dhe vdekje, si dhe thirrjeve për linçim dhe vrasje me gurë”.

“Vendi ynë është në rrezik. Kjo grua me emrin Ibtissem Lachgar është aktualisht e lirë. Ajo ka lindur në Rabat dhe jeton në Marok. Ajo është një aktiviste feministe, një mbështetëse e shtetit laik dhe një islamofobe e hapur. Liria e saj është një fyerje për të gjithë marokenët. Vetëm ajo është një fyerje për të gjithë martirët, paraardhësit tanë që luftuan me krenari në rrugën e Allahut për ta bërë këtë vend atë që është sot. Autoritetet ende nuk e kanë arrestuar atë dhe kjo është e papranueshme. Nuk duhet ta lëmë një akt të tillë të mbetet pa u ndëshkuar. Nuk ka asgjë më të shenjtë për marokenët sesa Allahu, sesa islamizmi. Vendi i kësaj gruaje është pas hekurave”, thuhet në një prej mesazheve kërcënuese nda saj.

Një ligj i miratuar në vitin 2002 thotë se shprehjet që konsiderohen kritike ndaj “Islamit, institucionit të monarkisë ose integritetit territorial” nuk lejohen dhe mund të dënohen me burgim në Marok.

Siç thuhet në dispozitën përkatëse, “kushdo që nxit veprime që synojnë të tronditin besimin e një myslimani ose ta konvertojnë atë në një fe tjetër” dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë muaj dhe me gjobë prej 115 deri në 575 MAD (deri në 55 euro).