Shkrirja e shpejtë e mitit të rrejshëm - Gazeta Express
string(38) "shkrirja-e-shpejte-e-mitit-te-rrejshem"

OP/ED

Gazeta Express

27/07/2022 16:08

Shkrirja e shpejtë e mitit të rrejshëm

OP/ED

Gazeta Express

27/07/2022 16:08

Miti i Albinit te madh që merr guximin që shtetin me te fuqishem ne bote e therret me përçmim Amelika, në një kohë shumë të shpejtë përfundoi në gjendjen reale kur Amerika e madhe për hatër të Kosovës pranon kryeministrin e Kosovës, por hecë e çele gojën Albini i vogël

Anton Berisha

Lexo Edhe:

Albin Kurti duke mbetur jashtë proceseve më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, e sidomos ai i Kosovës, arriti që një ngjarje personale, që u kishte ndodhur qindra mijërave shqiptarëve, burgosjen nga Serbia, ta kapitalizojë deri në atë masë sa të bëhet kryeministri i shtetit, të cilit ia kishte mohuar të gjitha kontributet e proceset nëpër të cilat kishte kaluar.

Ajo çfarë arriti ai, krijimi i besimit të masave, ishte konsistenca e tij se është një luftëtar i paepur, duke hapur front me gjithë politikanët vendorë duke mohuar ngjarjet dhe duke premtuar betejen e brendshme për të bërë një qeveri ideale, përderisa betejën me botën për të drejtën e vetvendosjes së kombit shqiptar jo vetem qe do ta luftojë Serbinë, shkoi aq larg sa zhvilloi nje politikë permanente me një retorikë antiamerikane.

Por, ashtu siç na mëson historia, me shembuj te pafundëm, mashtruesit ideologjik veprojnë ne faza, ngase parimin e vetëm e kanë marrjen e pushtetit.Albin Kurti, jo vetem qe nuk permirësoi asnjë segment ne qeverisje, por e perkeqesoi ate ne te gjithe gamen e saj duke u identifikuar si qeverisja më e paaftë, me nepotizëm e militantizëm, me asnje projekt te zhvilluar dhe me parametrat më të disfavorshëm ekonomik.

Ne rrafshin rajonal, ai krijoi vetem armiqësi e sidomos me Shqipërinë, përderisa në raport me Serbinë jo vetëm që nuk mbajti asnjë premtim të dhënë gjatë gjithë kohës, por e riktheu fuqishëm ekonomikisht e dita – ditës edhe politikisht.Me takimin e djeshëm në Departmentin e Shtetit dhe nga permbajtja e takimit me sekretarin Antony Blinken, u kuptua se asgje nuk ka mbetur nga miti i Albinit qe “lufton Ameriken”, por u shpërfaq fytyra femijerore e Albinit te dorezuar pa asnje kerkese per popullin e vendin e vet, perveç deshires per te mbetur në pushtet.

Miti i Albinit te madh që merr guximin që shtetin me te fuqishem ne bote e therret me përçmim Amelika, në një kohë shumë të shpejtë përfundoi në gjendjen reale kur Amerika e madhe për hatër të Kosovës pranon kryeministrin e Kosovës, por hecë e çele gojën Albini i vogël.