Shkrimtarja kroate promovon në shqip romanin “Pafundësi” - Gazeta Express
string(54) "shkrimtarja-kroate-promovon-ne-shqip-romanin-pafundesi"

Arte

Gazeta Express

06/11/2021 21:44

Shkrimtarja kroate promovon në shqip romanin “Pafundësi”

Arte

Gazeta Express

06/11/2021 21:44

Shkrimtarja e mirënjohur kroate Maśa Kalanović ka promovuar në Shkodër romanin e saj “Pafundësi”. 

Lexuesi shkodran e mirëpriti këtë botim, i cili është pjesë e letërsisë së huaj bashkëkohore.

Lexo Edhe:

Autorja e romanit tha se ky libër është përkthyer në Shqip, pasi në vetvete përmban realitete të ngjashme me ato të vendit tonë. Aty shkruhet për përjetime njerëzore dhe familjare të vendeve post komuniste në demokraci të brishta

Në këtë roman i cili është përkthyer nga shkodrani Xhelal Fejza, autorja ndërthur 12 histori njerëzore me një sërë temash mbërthyese.

Libri është botuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe medias së Republikës së Kroacisë.