Shkon prej Londrës në Paris, për t'i prerë flokët - Gazeta Express
string(47) "shkon-prej-londres-ne-paris-per-ti-prere-floket"

Shkon prej Londrës në Paris, për t’i prerë flokët

Gazeta Express

19/05/2020 19:23

Në Britaninë e Madhe ende nuk është e mundur të presësh flokët tek berberi ose parukeri, shkruan euronews.com.

Në pamundësi për të shkuar tek berberi në Londër, reporteri Luke Hanrahan hipi në një tren Eurostar dhe u drejtua drejt kryeqytetit francez. Tani që kontrollet kufitare janë më pak të rrepta, ai ka qenë në gjendje të qethet.

Lexo Edhe:

‘’Pas disa javësh në mbyllje, e ndjeva të domosdoshme që duhet të prisja flokët ‘’, theksoi ai.

“Për ata që jetojnë në Britaninë e Madhe, paqartësitë e rregullave të reja janë shumë zhgënjyese. Ka kundërshtime të tilla si të jesh në gjendje të udhëtosh kudo por me kusht që tw mos ndalosh asgjëkundi natën,” thotë Luke.

Pas pak orësh udhëtimi me tren, Luke më në fund arriti të qethet pranë Gare du Nord në Paris, dhe u kthye në Londër.