Shkon për të ngrenë hamburger, brenda tij gjen një gisht njeriu - Gazeta Express
string(62) "shkon-per-te-ngrene-hamburger-brenda-tij-gjen-nje-gisht-njeriu"

Shkon për të ngrenë hamburger, brenda tij gjen një gisht njeriu

Fun

Gazeta Express

17/09/2021 1:10

Një grua është tmerruar kur ka zbuluar një gisht njerëzor brenda një hamburgeri që po hante

Një grua pa emër u ndal gjatë kthimit të saj në një restorant, për të pasur një përvojë të papritshme. Fotografitë e saj për zbulimin në hamburger ku brenda ishte një gisht njerëzor, që ndodhi në një restorant në Santa Cruz të Bolivisë, shpejt janë bërë viral në internet.

Lexo Edhe:

“Është verifikuar që hamburgeri është shitur në këtë lokal dhe që në hamburger kishte një gisht të një punëtori që i kishte humbur dy të tillë të premten e kaluar”, tha Jorge Silva, zëvendësministër për Mbrojtje të Konsumatorit për gazetën lokale Efe, transmeton GazetaExpress.

Më vonë u zbulua se njëri nga punëtorët në fabrikën e grirjes se mishit, e cila furnizon me burger 20 restorantët e asaj zone, kishte humbur dy gishtërinj derisa punonte në makinën grirëse të mishit.

Ai ishte dërguar menjëherë në spital por duket se njëri nga gishta e tij kurrë nuk ishte zbuluar.

Në kohën e aksidentit, punëtori ishte duke i përpunuar 79 kilogram mish. Ishte thënë që fabrika e kishte hedhur poshtë aksidentin. Por, një pjesë e gishtit përfundoi në dyqan dhe me vonë në pjatën e gruas së pagat.

Qeveria e Bolivisë ka hapur një hetim për këtë insident. Do të monitorohet nga Silva, gjë që e ka konfirmuar ai vet.

“Ne do të dënojmë përgjegjësit, Kodi Penal thotë se mund të dënohen deri me 10 vite burg”, shtoi ai.

Nuk është vetëm ky rast, pasi që deri me tani tre incidentet të tilla kanë ndodhur kur punëtorët kanë humbur gishtat e tyre në fabrika të mishit.

Më shokuese se kjo është, edhe pse rrallë, por që nuk është hera e parë që një gisht i njeriut është buzluar në burger.

Prillin e kaluar , një gisht ishte zbuluar në një burger pulë në një restorant në Punja të Indisë. /GazetaExpress/