Numri i të vdekurve pas një breshërie të sulmeve iraniane në Izrael është rritur në tre, sipas deklaratave nga shërbimet e urgjencës.
Dy persona vdiqën dhe 19 u plagosën në një sulm me raketa iraniane që goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, sipas një deklarate të përditësuar nga Magen David Adom, agjencia e reagimit emergjent, meqë më herët tha se një person ishte vrarë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Një person i tretë u vra nga një fragment arme në rënie gjatë një vale të mëparshme sulmesh iraniane gjatë natës të së shtunës.
Gruaja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes në qytetin Ramat Gan, i cili është në lindje të Tel Avivit, tha policia.