Shkon në mbi 2200 numri i viktimave të koronavirusit në ShBA - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/03/2020 7:14

Shkon në mbi 2200 numri i viktimave të koronavirusit në ShBA

Lajme

Gazeta Express

29/03/2020 7:14

Sipas faqes “Worldometers”, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 2200. Rreth 125 mijë njerëz janë infektuar, ndërsa mbi një mijë janë shëruar.

Më së shumti vdekje u raportuan në shtetin e Nju Jorkut me 725 viktima deri më tani, ndërsa vetëm në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar 672 të vdekur.

Zyrtarët e shtetit të Illinoisit e raportuan vdekjen e parë të një të mituri nga pandemia. Viktima ishte një foshnjë nën moshën 1-vjeçare, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, presidenti Donald Trump e ka nënshkruar pakon financiare prej 2.2 trilionë dollarëve për t’i luftuar efektetet negative të përhapjes së koronavirusit në ekonomi, duke thënë se kjo është një shifër rekorde që është ofruar ndonjëherë nga shteti.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kanë vendin e parë në botë për numrin e personave të infektuar me koronavirus, Italia është e para me shifrën e viktimave prej më shumë se 10 mijë personave.

Virus i i ri fillimisht ishte paraqitur në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar dhe tanimë është përhapur në 177 shtete dhe territore të botës.