Shkon në mbi 200,000 numri i rasteve të koronavirusit në Indi - Gazeta Express
string(60) "shkon-ne-mbi-200000-numri-i-rasteve-te-koronavirusit-ne-indi"

Gazeta Express

03/06/2020 8:12

Shkon në mbi 200,000 numri i rasteve të koronavirusit në Indi

Gazeta Express

03/06/2020 8:12

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave të infektuar me koronavirus në Indi të mërkurën ka shkuar në mbi 200 mijë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, numri i të prekurve nga virusi i ri në vendin me popullsinë e dytë më të madhe në botë u rrit për 8,909 dhe shkoi në 207,615. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Indisë.

Lexo Edhe:

“Ne jemi shumë larg kulmit të pandemisë”, tha Dr. Nivedita Gupta nga Këshilli Indian për Hulumtime Mjekësore. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se numri i rasteve mund të fillojë të ulet këtë muaj ose në korrik.

Numri i viktimave të koronavirusit në Indi deri më tani ka shkuar në 5,815, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. Kjo shifër është mjaft e ulët në krahasim me disa vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht rritjes shqetësuese të numrit të rasteve, qeveria indiane ka vendosur t’i largojë disa masa kufizuese, të cilat e kanë dëmtuar në masë të konsiderueshme ekonominë.

Zyrtarët kanë thënë se masat e izolimit kanë ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit, duke u dhënë hapësirë spitaleve që t’ia dalin mirë me pacientët. Shkalla e vdekshmërisë është vetëm 2.8 për qind, që është shumë më e ulët se mesatarja botërore prej 6.13 për qind.