Shkon në mbi 20 milionë numri i rasteve të koronavirusit në nivel botëror - Gazeta Express
string(73) "shkon-ne-mbi-20-milione-numri-i-rasteve-te-koronavirusit-ne-nivel-boteror"

Shkon në mbi 20 milionë numri i rasteve të koronavirusit në nivel botëror

Gazeta Express

11/08/2020 9:04

Gati pesë muaj pas shpalljes së pandemisë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i personave të infektuar nga koronavirusi në mbarë botën shkoi në mbi 20 milionë.

Pavarësisht shifrës shqetësuese, drejtori i përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje që të mos ketë dëshpërim, duke thënë se nëse virusi mund të shtypet në mënyrë efektive, shoqëritë mund të rihapen në mënyrë të sigurt.

Lexo Edhe:

Numri i rasteve të koronavirusit në botë shkoi në një milion në fillim të prillit. Më 22 maj, kjo shifër shkoi në pesë milionë. Numri u dyfishua në dhjetë milionë në fund të qershorit dhe shtatë javë më vonë, shifra arriti në 20 milionë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Drejtori i OBSh-së tha se ka shpresë për përmirësim, duke dhënë shembuj të shteteve që me sukses e kanë parandaluar përhapjen e koronavirusit, me ç’rast i përmendi Zelandën e Re dhe Ruandën.

“Porosia ime është e qartë si kristali. Shtypeni, shtypeni, shtypeni virusin. Nëse e shtypim virusin në mënyrë efektive, mund t’i rihapim shoqëritë në mënyrë të sigurt”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, Brazili, India, Rusia dhe Afrika Jugore janë pesë shtetet me më së shumti persona të infektuar me koronavirus në listën botërore.