Shkon në 7 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri - Gazeta Express
string(67) "shkon-ne-7-numri-i-personave-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-shqiperi"

Shkon në 7 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Gazeta Express

26/03/2020 23:15

Mbrëmjes së sotme ndërroi jetë e prekur nga koronavirusi një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë.

Lexo Edhe:

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!