Shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, vdes një person në Tiranë - Gazeta Express
string(84) "shkon-ne-34-numri-i-viktimave-nga-koronavirusi-ne-shqiperi-vdes-nje-person-ne-tirane"

Shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, vdes një person në Tiranë

Gazeta Express

01/06/2020 22:24

Ka shkuar në 34 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri.

Një pacient 88- vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.

Lexo Edhe:

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimptomatik për sëmundjen. 

Njoftimi:

Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid19. Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.