Shkon në 32 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri - Gazeta Express
string(58) "shkon-ne-32-numri-i-viktimave-nga-koronavirusi-ne-shqiperi"

Shkon në 32 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Gazeta Express

23/05/2020 20:47

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar viktimën e 32-të nga korornavirusi.

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, e cila vuante nga limfoma e trurit

Lexo Edhe:

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.