Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin e Vlorës, humb jetën edhe pasagjeri - Gazeta Express
string(77) "shkon-ne-3-numri-i-viktimave-ne-aksidentin-e-vlores-humb-jeten-edhe-pasagjeri"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 8:04

Shkon në 3 numri i viktimave në aksidentin e Vlorës, humb jetën edhe pasagjeri

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 8:04

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, raporton A2 CNN.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë.

Vetëm dy orë më pas, edhe i plagosuri Andrea Behaj nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident i rëndë.

A2 CNN raporton se ai ishte pasagjer në njërin nga automjetet ku humbën jetën të dy drejtuesit Adi Alushaj, rreth 30 vjeç dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement