Shkon në 27 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm në Romë, mes tyre policë dhe zjarrfikës - Gazeta Express
string(97) "shkon-ne-27-numri-i-te-lenduarve-nga-shperthimi-i-fuqishem-ne-rome-mes-tyre-police-dhe-zjarrfikes"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 13:46

Shkon në 27 numri i të lënduarve nga shpërthimi i fuqishëm në Romë, mes tyre policë dhe zjarrfikës

Lajme

Gazeta Express

04/07/2025 13:46

Një shpërthim i fuqishëm gazi në një stacion karburanti në Romë ka lënë të plagosur të paktën 27 persona, përfshirë oficerë policie dhe punonjës të emergjencës që ishin thirrur për të ndërhyrë, raporton Roma Today.

Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në pjesën verilindore të kryeqytetit dhe ishte aq i fuqishëm sa ishte dëgjuar në një pjesë të madhe të qytetit.

Raportohet se të paktën 27 persona janë lënduar, me një burrë që është në gjendje të rëndë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministrja Giorgia Meloni e cila ka thënë se ishte në kontakt me kryetarin e Romës, Roberto Gualtieri, dhe po ndiqte nga afër situatën. Poashtu edhe Papa Leo ka shprehur shprehu solidaritetin e tij, duke thënë se po lutej për viktimat.

Bëhet e ditur se Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për ngjarjen.