Shkon në 174 numri i të vdekurve në tragjedinë e futbollit ne Indonezi - Gazeta Express
string(70) "shkon-ne-174-numri-i-te-vdekurve-ne-tragjedine-e-futbollit-ne-indonezi"

Shkon në 174 numri i të vdekurve në tragjedinë e futbollit ne Indonezi

Sport

Gazeta Express

02/10/2022 9:41

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë në një ndeshje futbolli në Indonezi, ka raportuar “BBC” këtë të diel.

Kurse, më shumë se 180 persona u lënduan gjithashtu pas ndeshjes mes Aremas dhe Persebayas, që u mbyll me rezultatin 2-3, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E gjithë kjo tragjedi nisi pasi tifozët e ekipit vendas nuk u pajtuan me faktin e humbjes nga rivalët e tyre. Ata pushtuan fushën e lojës, derisa filluan edhe të shkatërronin çdo gjë.

Pasi situata eskaloi, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz vraponin drejt daljeve të stadiumit “Kanjuruhan”, ku shumë persona raportohet se u mbytën aty.

Raportet fillestare thanë se numri i të vdekurve është rreth 130, por zyrtarët më vonë njoftuan një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, derisa 11 tjerë janë në gjendje shumë të rëndë.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim rreth tragjedisë së ndodhur të shtunën. /Gazeta Express/