Vdes edhe një pacient në QKUK nga COVID-19, 12 viktima deri tani - Gazeta Express
string(58) "shkon-ne-12-numri-i-te-vdekurve-nga-koronavirusi-ne-kosove"

Gazeta Express

17/04/2020 12:13

Vdes edhe një pacient në QKUK nga COVID-19, 12 viktima deri tani

Gazeta Express

17/04/2020 12:13

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur një i infektuar me COVID-19 nga Komuna e Ferizajt, raporton Express

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare – Ferizaj.

Lexo Edhe:

Sipas MSH-së, ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare – Ferizaj. Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express