Shkolla “Penko”, alarm për dhunë nga nxënës problematikë, armë të ftohta në shkollë - Gazeta Express
string(79) "shkolla-penko-alarm-per-dhune-nga-nxenes-problematike-arme-te-ftohta-ne-shkolle"

Shkolla “Penko”, alarm për dhunë nga nxënës problematikë, armë të ftohta në shkollë

Gazeta Express

21/02/2020 21:23

Një grup prej shtatë nxënësish të klasës së nëntë që ndjekin mësimin në shkollën fillore “Petar Zdravkovski- Penko”, kanë ngjallur tmerr tek nxënësit tjerë aq sa disa prej tyre, siç konfirmojnë për Alsat disa prindër të shqetësuar, nga frika refuzojnë të shkojnë në shkollë. Burime të sigurta thonë për Alsat se dy prej 7 nxënësve më problematik gjatë kohës që janë në shkollë mbajnë me vete armë të ftohta si thika e madje edhe elektroshok. Duke përdorur të njëjtat, ata ka pasur raste që kanë kërcënuar edhe mësimdhënësit ndërsa gjatë pushimit u kanosen më të vegjëlve duke u kërkuar t’u japin paratë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe vet nxënësit.

Gazetarja- Sa para ju merr fëmijëve në pushim ai?
Nxënës-Me të thënë të drejtën neve na kërkon, ama nuk i japim asnjëherë.
Gazetarja-Epo, ju kërkon më të vegjëlve ndoshta?
Nxënës-Po, 300 denarë i nxjerr gjatë pushimit.
Gazetarja- A ka ardhur sot në shkollë?
Nxënës-Po. Vjen pa pare, shkon me pare.
Gazetarja- Dhe sa shokë janë ata?
Nxënës- Dy”

Lexo Edhe:

E gjitha kjo siç thonë burime të televizionit Alsat ndodh nëpër korridore dhe oborr të shkollës, praktikisht para syve të sigurimit privat të angazhuar në këtë shkollë dhe që paguhet nga paratë e prindërve. Madje për këtë është e informuar edhe drejtoria. Drejtori i shkollës, Enis Mehmedi, thotë se ankesën e parë për këtë situatë e ka marrë dje. Mirëpo kjo bie ndesh me atë që disa prindër të shqetësuar kanë thënë për Alsat, se drejtorin e kanë informuar disa herë pasi ky problem ka rreth dy vite që është i pranishëm. Drejtori i shkollës thotë se ky problem do të zgjidhet më së voni gjatë javës së ardhshme. Sipas tij, dy nxënësit problematik sot nuk ishin në shkollë, por disa nga nxënësit e shkollës, pohojnë të kundërtën. Drejtori fillimisht mohon se dy nxënësit mbajnë me vete armë të ftohta, mirëpo më pas thotë se ndoshta i fshehin mirë.

Ne si institucion veçse prej sot kemi filluar procedurën, të hënë prindërit dhe pastaj sipas ligjit. –- 03:51 Keni kontaktuar me prindërit e fëmijëve? – Kujdestarët kanë tentuar të kontaktojnë, mirëpo nuk përgjigjen. 04:48 Edhe unë si drejtor, edhe në si arsimtarët nëse nuk ankohet dikush, nuk e dimë se ka probleme. 06:17 Si guxon një nxënës të fusë elektroshok në shkollë ose thikë? Shiko tash, ne bëjmë edhe atë kontroll, zakonisht të hënave bëjmë kontrollet e këtyre. …Domethënë sigurimi nuk e ka atë të drejtë t’u hapë çantat. – Po kujdestarët nuk janë në mëngjes?- Janë, por shiko, ato dinë edhe ti fshehin ato punë dhe nuk mund të kontrollojmë trupin e fëmijëve, sepse janë të mitur, sepse nëse ankohet prindi kjo shkon në instance të tjera- tha Enis Mehmedi- drejtor i SH.F “ Penko”.

Për këtë situatë problematikë në këtë shkollë, Alsat ka siguruar edhe disa incizime ku shfaqen nxënësit problematikë duke shkaktuar rrëmujë të vërtetë nëpër korridoret e shkollës. Ata, pasi me forcë kanë hequr nga muri perdet të njëjtat i kanë përdorur si trampolinë për zbavitje me nxënësit tjerë.

E gjithë ka ndodhur në kohën kur në shkollë kanë qemë mësimdhënësit, sigurimi por edhe drejtuesit e shkollës të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për parandaluar të njëjtën.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri tani në këtë dikaster nuk është bërë denoncim i një rasti të tillë.

Unë nuk mund të them në mënyrë të saktë se a ka denoncim deri në Ministrinë për Punë të Brendshme, nga drejtori në fjalë, por në si Sektor për Punë të Brendshme në Shkup, me theks të veçantë jemi duke i ndjekur këto dukuri të them në këtë periudhë të fundit dhe marrim masa edhe preventive, por edhe represive- deklaroi Agim Nuhiu- zëvendësministër i punëve të brendshme.

Nga Ministria e Arsimit ende na kanë dhënë përgjigje nëse janë të informuar për këtë rast. Ndryshe, rreth dy vite më parë në shkollën fillore “Petar- Zdravkovski- Penko” një fëmijë mbeti i lënduar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij./Alsat

A.SH.