Shkojnë për tu kontrolluar në emergjencën në Podujevë, 7 persona rrahën mes vete - Gazeta Express
string(79) "shkojne-per-tu-kontrolluar-ne-emergjencen-ne-podujeve-7-persona-rrahen-mes-vete"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:38

Shkojnë për tu kontrolluar në emergjencën në Podujevë, 7 persona rrahën mes vete

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 12:15 në Podujevë është raportuar se 7 persona derisa ishin duke pritur për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës janë rrahur mes vete, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, 4 persona janë shoqëruar në polici, dy persona janë duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërsa një person është dërguar në QKUK.

“Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës, si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes  veti ku  katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore, dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Express/