Shkoi si 14-vjeçar në Zvicër, Cuculi bëhet kardiolog i suksesshëm dhe udhëheq klinikën në Luzern - Gazeta Express
string(95) "shkoi-si-14-vjecar-ne-zvicer-cuculi-behet-kardiolog-i-suksesshem-dhe-udheheq-kliniken-ne-luzern"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 21:39

Shkoi si 14-vjeçar në Zvicër, Cuculi bëhet kardiolog i suksesshëm dhe udhëheq klinikën në Luzern

Lajme

Gazeta Express

20/11/2023 21:39

Kardiologu  Florim Cuculi që drejton klinikën e kardiologjisë në Luzern të Zvicrës ka folur në “Pressing” të T7 për historinë e tij.

Ai thënë se ka lindur në Korçovë dhe në moshën 14-vjeçare ka lëvizur në Zvicër.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për vitin 1991, ku thotë se babai i tij punonte atje dhe i mori si bashkim familjar.

“Unë kam lindur në Kërçovë, dhe në vitin 1991 si 14-vjeçar kam lëvizur në Zvicër përmes bashkimit familjar. Babai im ka punuar atje. Por jo si refugjatë, kemi qenë bashkim tradicional familjar”, ka thënë ai.

Tutje, ka deklaruar se nëna e tij ka qenë ithtarja më e madhe e shkollimit të tij.

“Kisha thënë 70 për qind më ka orientuar nëna. Babai im ka qenë në shkollë 8-vjeçare ndërkaq nëna ime nuk ka qenë kurrë në shkollë. Nëna ka qenë ithtarja më e madhe e shkollimit tim, edhe babai ka qenë përkrahës i karrierës sime”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express