Një ish zyrtar lokal në Lezhë humbi jetën nga COVID-19 në New Jork.
Agron Vraja ish- këshilltar bashkiak dhe drejtues i Partisë Demokracia Sociale prej disa vitesh, humbi betejën me virusin.
Vraja kishte shkuar në New York të vizitonte djalin që e kishte me studime atje ku dhe është infektuar.
Ai ishte babai i dy fëmijëve, dhe së fundmi punonte si specialist pranë këshillit të qarkut Lezhe.
Lajmi është bërë publik nga shumë miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e parakoshme të Vrajes.