Shkoi për të raportuar ngjarjen, gazetari gjen djaloshin 2-vjeçar që kishte humbur - Gazeta Express
string(81) "shkoi-per-te-raportuar-ngjarjen-gazetari-gjen-djaloshin-2-vjecar-qe-kishte-humbur"

Instant

Gazeta Express

23/06/2021 19:12

Shkoi për të raportuar ngjarjen, gazetari gjen djaloshin 2-vjeçar që kishte humbur

Instant

Gazeta Express

23/06/2021 19:12

Një djalosh dy-vjeçar, i cili ishte raportuar i humbur nga prindërit, është gjetur nga një gazetar që kishte shkuar për të raportuar pikërisht për humbjen e vogëlushit.

Giuseppe Di Tommaso kishte shkuar pranë shtëpisë së djaloshit në Mugello të Italisë për të bërë një raportim lidhur me humbjen e tij, por ka përfunduar duke qenë heroi i ditës. Gazetari ka treguar se momenti ishte shumë emocionues, madje shumica nuk po e besonte dot.

“Këtë mëngjes, ndërsa isha në makinë me grupin e xhirimit, u kërkova të më linin në një zonë rreth 500 metra nga shtëpia e djalit. U futa në pyll dhe dëgjova të qarat e një djali të cilat vinin nga rreth 300-400 metra. U afrova atje dhe nisa të thërrisja emrin Nicola. Dëgjova një reagim: “Mami”. Më pas u afrova dhe pash Nicola-n. Ndërsa ishte duke kaluar edhe një makinë e policisë, e cila erdhi menjëherë dhe morën djalin e vogël”, tregoi gazetari.

Nicola Tanturli u rikthye pranë familjes dhe tashmë është shëndoshë e mirë.