Shkoi në spital të takonte ish-gruan pasi e dogji me benzinë, si ra policia në gjurmët e Bledar Trëndafilit - Gazeta Express
string(106) "shkoi-ne-spital-te-takonte-ish-gruan-pasi-e-dogji-me-benzine-si-ra-policia-ne-gjurmet-e-bledar-trendafilit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 13:46

Shkoi në spital të takonte ish-gruan pasi e dogji me benzinë, si ra policia në gjurmët e Bledar Trëndafilit

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2024 13:46

Policia e Korçës ra në gjurmët e 45-vjeçarit, Bledar Trëndafili, pasi ky i fundit ka tentuar të takojë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, para disa ditësh në afërsi të QSUT.

45-vjeçari e ka kuptuar se ka qenë në vëzhgim policor dhe ia ka dalë të largohet me shpejtësi nga ambientet spitalore, ku qëndron ish-gruaja e tij të cilës i vuri flakën.

Nga ky moment ka pasur një bashkëpunim mes uniformave blu të kryeqytetit dhe atyre të komisariatit të Korçës, ku këta të fundit ditën e sotme kane arritur te bëjnë arrestimin e tij në lagjen nr.4 të këtij qyteti.

45-vjeçari Bledar Trëndafili do të njihet edhe me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Korçës ndaj tij.