Shkoi në koncertin e Thompsonit, portieri kroat përjashtohet nga klubi serb - Gazeta Express
string(74) "shkoi-ne-koncertin-e-thompsonit-portieri-kroat-perjashtohet-nga-klubi-serb"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/07/2025 13:38

Shkoi në koncertin e Thompsonit, portieri kroat përjashtohet nga klubi serb

Sporte tjera

Gazeta Express

07/07/2025 13:38

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Serbi.

Portieri kroat, Filip Iviq ka mbetur pa klub shkaku i… pjesëmarrjes në një koncert muzikor.

Në fakt, klubi i hendbollit Vojvodina vendosi t’ia shkëpusë kontratën portierit kroat vetëm dy javë pasi e nënshkroi atë, shkruajnë mediat serbe dhe ato kroate.

Këngëtari kroat në koncertin madhështor i mblodhi 500 mijë njerëz, ndërsa portieri i hendbollit e publikoi fotografinë, ku e konfirmoi prezencën e tij, për ta fshirë atë pas pak, përcjell “Gazeta Express”.

Mirëpo, postimi i tij përfundoi në duart e drejtuesve të klubit nga Novi Sadi, i cili sot ia kumtoi vendimin për ta larguar nga klubi, i cili në letrën e vendimit shkroi se e konsideron si të papranueshëm faktin se një lojtar i tij të përfundojë në koncertin e Marko Perkoviq, mjaft i njohur dhe kontrovers, më mirë i njohur si Thompson.

Hitet e tij kontestohen dhe kundërshtohen në Serbi pasi përmbajnë nota nacionaliste.

“Ai nuk ishte grumbullim muzikor, por festë e ustash-ave, të cilët i lavdërojnë hapur idetë dhe simbolet që janë sinonim i krimeve ndaj popullit serb. Ne u tronditëm kur e morëm lajmin se portieri i jonë, Filip Iviq mori pjesë në këtë takim të ustash-ave të Marko Perkoviq – Thomson. Prandaj, prej sot ai nuk do të jetë pjesë e klubit tonë”, shkroi në vendimin e klubit të hendbollit Vojvodina.

Nofka Thompson këngëtarit kroat i mbeti nga lufta për çlirimin e Kroacisë pasi e mbante një armë të llojit të tillë. /Gazeta Express