Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas atentatit mafioz me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se autori i vrasjeve ishte liruar megjithëse kishte qenë më parë bashkëpunëtor në krim.Sipas tij, qyteti i Shkodrës është lënë qëllimisht nën sundimin e bandave dhe krimit.
Statusi i Sali Berishës: Miq, sot në mëngjes masakra e rradhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur.
Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kamariere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.