Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica 24 vjeç, të cilët akuzohen se kanë dhunuar dy të moshuar janë vetëdorëzuar mesditën e kësaj të mërkure në policinë e Shkodrës.
Siç njofton policia, ata janë përfshirë në konfliktin e ndodhur më 3 Qershor të vitit të shkuar, ku u godit me sende të forta një 62 vjeçar i quajtur Vladimir Bruçi. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për “plagosje të lehtë me dashje”, “kanosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thotë policia e Shkodrës.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...