Shkodër/ Tentoi të mbytej me 4 fëmijët e mitur, 27-vjeçarja në proces divorci me bashkëshortin - Gazeta Express
string(92) "shkoder-tentoi-te-mbytej-me-4-femijet-e-mitur-27-vjecarja-ne-proces-divorci-me-bashkeshortin"

Shkodër/ Tentoi të mbytej me 4 fëmijët e mitur, 27-vjeçarja në proces divorci me bashkëshortin

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2024 18:05

SHKODËR– 27-vjeçarja që tentoi të mbytej në lumin Buna bashkë më katër fëmijët e saj të mitur ndodhet në gjendje të renduar psikologjike dhe se kohët e fundit ka shfaqur edhe shenja depresioni.

Kanë qenë familjarët e saj që kanë njoftuar sallen operative se 27-vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe kishin frikë nga ndonjë veprim i rëndë që ajo mund të bënte, ndërsa banorët e zonës në afërsi të lumit Buna kanë sinjalizuar policinë për vendndodhjen e saj.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër mësohet se 27 vjeçarja është në proces divorci nga bashkëshorti saj dhe kohët e fundit ka qenë në depresion si shkak i këtij procesi. Për shkak të situatës emri i 27 vjeçares nuk behet i ditur. Ajo kishte me vete 4 fëmijët e saj të moshës 7, 5 dhe 3 vjeç, kur është ndaluar nga policia.