Shkodër/ Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët - Gazeta Express
string(83) "shkoder-qelluan-me-arme-drejt-shtepise-se-nje-personi-shpallen-ne-kerkim-dy-autoret"

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 11:26

Shkodër/ Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët

Shqiperi

Gazeta Express

09/11/2025 11:26

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, 40 dhe 41 vjeç pasi qëlluan me armë zjarri drejt banesës së një personi tjetër.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Likaj.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre”, njoftoi sot policia.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.