string(40) "shkoder-kapet-i-riu-i-kerkuar-nga-spanja"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 10:01

Shkodër, kapet i riu i kërkuar nga Spanja

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2025 10:01

Një 28-vjeçar është ndaluar nga autoritetet shqiptare në aksin rrugor “Vau i Dejës-Shkodër”, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

I riu, me inicialet E. K., lindur në Shkodër, ishte lënë në kërkim nga Gjykata e Barcelonës, e cila kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për vepra penale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike si dhe vjedhjen e energjisë elektrike.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe autoriteteve spanjolle, përmes rrjetit të INTERPOL-it.

Aktualisht, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës