Një 65-vjeçar, ish-efektiv policie, u vra mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Vaun e Dejës. Viktima, e identifikuar si Frrok Lleshaj, u gjet pa shenja jete në rrugë, pranë banesës së tij, me plagë nga armë zjarri pistoletë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe dyshohet se autori e qëlloi nga afër, më pas u largua me motorçikletë. Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja, pasi Lleshaj kishte qenë i dënuar në vitin 2006 me 25 vite burg për vrasjen e kushëririt të tij, dënim që e përfundoi dy vite më parë.
Pas daljes nga burgu, ai jetonte i vetëm dhe merrej me blegtori, pasi ishte braktisur nga familja. Trupi i pajetë u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë. Forcat e rendit po vijojnë kërkimet për autorin.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...