Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 65-vjeçar.
Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, që po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.