Shkodër/ E vranë pasi mbrojti të birin, akuzat e viktimës: Na sulmojnë banditë me pushtet - Gazeta Express
string(86) "shkoder-e-vrane-pasi-mbrojti-te-birin-akuzat-e-viktimes-na-sulmojne-bandite-me-pushtet"

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2022 15:36

Shkodër/ E vranë pasi mbrojti të birin, akuzat e viktimës: Na sulmojnë banditë me pushtet

Shqiperi

Gazeta Express

02/09/2022 15:36

4 ditë më parë, kishte mbrojtur djalin e tij, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim për atentatin që iu bë më 25 gusht, Alban Bruçit, ndërsa sot Ismet Çekorja është vrarë në një atentat në lagjen Kiras në Shkodër.

Ismet Çekorja nuk i ka kursyer akuzat për policinë. Ai thoshte se që prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë nga pas djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia. Sipas viktimës banditë të veshur me pushtet kanë sulmuar familjen e tij.

“Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit`, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet, se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, u shpreh ai.

Sipas tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati djali i tij ndodhej në një mjedis të monitoruar nga kamerat e sigurisë. Kjo hedh poshtë akuzat e policisë sipas viktimës.

/Gazeta Express