Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League, ku përballë do ta ketë skuadrën bullgare Ludogorets.
Pasi e siguruan pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kuqezinjtë tashmë e synojnë një objektiv edhe më të madh, një vend në grupet e Ligës së Europës.
Pengesa e fundit në këtë rrugëtim është Ludogoretsi, një kundërshtar i fortë, ndaj të cilit Shkëndija do të luajë për herë të parë, shkruan Sportmania.
Sfida e parë luhet sonte në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Bullgari, ku do të vendoset përfundimisht se cila skuadër do të avancojë në grupet e këtij kompeticioni.
Ndeshja Shkëndija – Ludogorets do të luhet sonte në orën 20:00.