Shkëndija merr fitore të madhe ndaj kampionit të Rumanisë - Gazeta Express
string(57) "shkendija-merr-fitore-te-madhe-ndaj-kampionit-te-rumanise"

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 22:01

Shkëndija merr fitore të madhe ndaj kampionit të Rumanisë

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 22:01

Shkëndija e Tetovës ka marrë një rezultat historik përballë kampionit të Rumanisë, FCSB.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut fituan 1-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen e tyre si vendës, Shkëndija iu gëzua golit të Ronaldo Webster me kokë në minutën e 65-të.

Ndeshja u tensionua pas shënimit të golit, ndërsa Qaka nga Shkëndija dhe Tanase i Steauas u larguan me karton të kuq për ndërhyrje të parregullta.

Dhe pse Shkëndija nuk konsiderohej aspak favorite, ky rezultat i jep besim për ndeshjen e kthimit në Rumani.

Në rast se Shkëndija kalon këtë tur, atëherë minimalisht ka të siguruar grupet e Ligës së Konferencës./GazetaExpress/