Shkëndija eliminohet nga play-offi i Ligës së Europës, vazhdon me Dritën në Konferencë - Gazeta Express
string(85) "shkendija-eliminohet-nga-play-offi-i-liges-se-europes-vazhdon-me-driten-ne-konference"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 22:11

Shkëndija eliminohet nga play-offi i Ligës së Europës, vazhdon me Dritën në Konferencë

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 22:11

Shkëndija nuk ka arritur ta arrijë fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut u mposht 4:1në Bullgari nga Ludogorets, duke u eliminuar, shkruan Gazeta Express.

Në Shkup para një jave, Shkëndija triumfoi 2:1 ndaj Ludogorets, por nuk arriti ta ruante rezultatin.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:1 për bullgarët, kurse në vazhdime kuqezinjtë e Tetovës i pësuan edhe dy gola.

Përkundër eliminimit, Shkëndija vazhdon në fazën e ligës së Ligës së Konferencës bashkë me skuadrën e Dritës.