Shkëndija po i bën krenarë krejt shqiptarët me sukseset e saj në garat evropiane.
Klubi nga Tetova i kaloi dy raunde kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa në atë të tretë do të luajë me Qarabagun.
E sot, Kuqezinjtë e mësuan emrin e kundërshtarit eventual në “play-off” të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.
Më saktësisht, klubi tetovar në këtë fazë do të luajë me fituesin e duelit Ludogorets – Ferencvaros.
Kualifikimi në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve do të ishte historik pasi asnjë klub shqiptar nuk e ka arritur një gjë të tillë ndonjëherë. /Gazeta Express