Shkëndija do ta kërkojë sonte përmbysjen e madhe në Ligën e Kampionëve.
Skuadra shqiptare e humbi ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të kësaj gare nga Qarabag në Shkup me rezultat 0:1 javën e kaluar, shkruan “Gazeta Express”.
Tetovarët, të cilët janë ekipi i vetëm shqiptar i mbetur në garën më prestigjioze të futbollit evropian, e kanë marrë rrugën drejt Azerbajxhanit me synimin për ta përmbysur rezultatin, ndonëse janë të vetëdijshëm se i pret një punë mjaft e vështirë.
Në rast se e bën mrekullinë duke e përmbysur sonte rezultatin, Shkëndija në “play-off” të Championsit do të përballet me Ludogoretsin ose Ferencvarosin.
Ndeshja mes Qarabagut dhe Shkëndijës do të luhet sot në Baku duke filluar nga ora 18:00. /Gazeta Express