Shkëndija debuton sonte në Ligën e Konferencës, përballet me Rayo Vallecanon - Gazeta Express
string(75) "shkendija-debuton-sonte-ne-ligen-e-konferences-perballet-me-rayo-vallecanon"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 16:20

Shkëndija debuton sonte në Ligën e Konferencës, përballet me Rayo Vallecanon

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 16:20

Shkëndija e Tetovës sonte në “Estadio de Vallecas” të Madridit, duke nisur nga ora 18:45 hap një kapitull të ri dhe historik në futbollin e Maqedonisë, duke debutuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kuqezinjtë nga Tetova udhëtojnë në Madrid, aty ku i pret një kundërshtar i njohur i La Ligas, Rayo Vallecano.

Për Shkëndijën kjo ndeshje është më shumë se një sfidë sportive, është moment krenarie dhe dëshmie se ëndrrat mund të bëhen realitet.

Trajneri Jeton Beqiri dhe kapiteni Besart Ibraimi kanë thënë se Rajo është një skuadër e fortë dhe që luan në një kampionat kundër Barcelonës e Real Madridit, teksa për vet Shkëndijën është krenari që do të përballet me kësi lloj skuadra të këtij niveli, shkruan koha.mk.

“Për ne është e rëndësishme që të respektojmë fanellën që bartim, të respektojmë klubin dhe të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë këtu në Madrid. Mendoj se Rayo është favorit në letër sa i përket ndeshjes së nesërme, kurse neve na mbetet që të jemi një kundërshtarë i denjë që mundohet të bëjë maksimumin”, tha Beqiri.

Nga ana tjetër, kapiteni Besart Ibraimi, nënvizoi se për futbollistët e Shkëndijës kjo është një ndeshje historike, një përvojë unike dhe një mundësi për të matur forcat me emra që deri më tani i kanë parë vetëm në përballje me Barcelonan apo Real Madridin.

“E dimë që luajmë kundër një kundërshtari të fortë dhe favorit, por në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Ne do të dalim në fushë për të dhënë gjithçka dhe për të bërë krenar klubin dhe tifozët”, tha Ibraimi.

Për Shkëndijën do të jetë hera e parë që përballet me një kundërshtar nga La Liga në garat evropiane, teksa te skuadra spanjolle luan edhe një reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Belliu.

Rajo do të ketë mbështetjen e publikut në sfidën e sotme me 14 mijë bileta të shitura, përderisa edhe Shkëndija nuk do të jetë pa përkrahje, ku në Madrid kanë udhëtuar edhe tifozët “Ballistët”.