Shkencëtarja e OBSH: Mos bëni panik për Omicronin' - Gazeta Express

Shneta tjera

Gazeta Express

03/12/2021 22:46

Shkencëtarja e OBSH: Mos bëni panik për Omicronin’

Shneta tjera

Gazeta Express

03/12/2021 22:46

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Soumya Swaminathan, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos bëjnë panik për shfaqjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Ajo, në një konferencë për Reuters Next, ka thënë se tani janë në një situatë më ndryshe sesa vitin e kaluar.

Lexo Edhe:

“Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, të mos kemi panik, sepse jemi në një situatë më ndryshe sesa një vit më parë”, tha ajo.

Swaminathan shpalosi të dhëna që tregojnë se numri i rasteve të Omicronit po dyfishohet çdo ditë në Afrikën e Jugut, ku u identifikua për herë të parë.

Shumë qeveri kanë shtrënguar rregullat e udhëtimit për të menaxhuar situatën me variantin e ri.

Megjithatë, Omicron është identifikuar në 40 vende të botës, u tha në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.