Shkencëtari i NASA-s thotë se metoda me rreze utravjollcë mund ta luftoj koronavirusin - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

07/05/2020 16:58

Shkencëtari i NASA-s thotë se metoda me rreze utravjollcë mund ta luftoj koronavirusin

Shneta

Gazeta Express

07/05/2020 16:58

Përderisa bota pret një vaksinë që do luftoj Covid-19, disa mjekë dhe shkencëtarë kanë qenë në kërkim të metodave të tjera të ngadalësimit të përhapjes dhe zhdukjes së këtij virusi.

Njëri nga këto shekncëtarë, që janë duke tentuar të zbulojnë metoda të reja të luftimit të kësaj pandemie është Fred Maxik, një ish shkencëtar I NASA-s dhe themeluesi dhe zyrtari kryesor shkencor i Healthe. Ndërmarrja e tij ka zhvilluar atë, që pretendon se është teknologjia e parë, e cila do ta luftoj koronavirusin.

Kjo teknologji quhet Far-UVC dhe është një formë e dritës ultravjollcë që ka  frekuenca specifike. Kjo dritë ultavjollcë është e njohur se shkakton efekte të dëmshme anësore si kancerin e lëkurës dhe verbimin. Sidoqoftë, një studim i Universiteitit Columbia më 21 prill tregoi si grupi I këtyre valëve është mjaft i shkurtër dhe parandalon dëmtimin e qelizave të gjalla të njeriut, por prapë mund të depërtojë dhe të vrasë viruse dhe baktere të vogla në sipërfaqe dhe në ajër.

Maxik tha se ideja është që kjo teknologji të vendoset ne vendet ku punonjësit shendëtësorë kanë tendencë të kontaminohen me viruse nga të sëmurët. Kjo dritë mund të rrezatojë nga dyert e derës dhe të arrijë të dekomantimoj flokët, rrobat dhe lëkurën, përpara se ata të dalin nga objekti apo spitali.

“Nëse inferimerët dhe mjekët kalojnë nëpër hapësira të ndryshme të spitalit, përdorimi I kësaj dritë do të zvogëlont në mënyrë drastike mundësinë e sjelljes së koronavirusit ose mikrobeve të tjera në objekt”. “E rëndësishme është që me anë të kësaj teknologjie do të zvogëlohet mundësia që punonjësit shëndetësorë të zvogëlojnë shansin e marrje së ndonjë patogjeni në shtëpi”.

Kjo teknologji nuk ka të bëjë vetëm me koronavirusin, por mund të jetë efektiv kundër të gjitha llojeve të mikrobeve dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e njerëzve posaqërisht punonjësve në spitale nga shumë viruse dhe patogjene të huaj. /cnbc/Gazeta Express