Shkencëtarët zbulojnë shqisën “të gjashtë të fshehtë” të trupit njerëzor – cila është rëndësia e saj për shëndetin tonë - Gazeta Express
string(115) "shkencetaret-zbulojne-shqisen-te-gjashte-te-fshehte-te-trupit-njerezor-cila-eshte-rendesia-e-saj-per-shendetin-tone"

Shneta tjera

Gazeta Express

15/10/2025 19:27

Shkencëtarët zbulojnë shqisën “të gjashtë të fshehtë” të trupit njerëzor – cila është rëndësia e saj për shëndetin tonë

Shneta tjera

Gazeta Express

15/10/2025 19:27

Sa shqisa ka njeriu? Nga fëmijëria mësojmë se janë pesë: shikimi, nuhatja, dëgjimi, shija dhe prekja. Por shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë vetëm një pjesë e së vërtetës.

Një ekip nga Scripps Research ka zbuluar se trupi ynë ka një “shqisë të gjashtë të fshehtë”, e quajtur interoception (aftësia e trupit për të parashikuar gjëra). Kjo është një aftësi e pazhvilluar mjaftueshëm nga shkenca, që i lejon sistemit nervor të marrë dhe interpretojë sinjalet fiziologjike të trupit për të mbajtur funksionet jetësore në ekuilibër.

Përmes saj, truri e kupton kur duhet të marrë frymë, kur bie presioni i gjakut apo kur po lufton një infeksion.

Ekipi ka siguruar një fond prej 14.2 milionë dollarësh nga National Institutes of Health (NIH) për të studiuar këtë shqisë misterioze.

“Interoception është thelbësore për pothuajse çdo aspekt të shëndetit, por mbetet një fushë e pakërkuar e neuroshkencës,” tha Prof. Xin Jin, që do të udhëheqë një pjesë të studimit.

Ndërkohë që pesë shqisat klasike janë të jashtme dhe varen nga organet sensoriale (sytë për shikimin, hunda për nuhatjen etj.), interoception funksionon përmes një rrjeti neural të brendshëm në trup. Prandaj, studiuesit e kanë quajtur “shqisa e gjashtë e fshehtë”.

Sinjalet që vijnë nga organet e brendshme përhapen gjerësisht dhe shpesh përzihen, duke i bërë të vështira për t’u matur. Neuronet që bartin këto mesazhe kalojnë përmes indeve nga zemra dhe mushkëritë, deri te stomaku dhe veshkat, pa kufij të qartë anatomikë.

Me fondin e ri, ekipi do të përpiqet të hartojë atlasin e parë të sistemit sensorial të brendshëm, duke ndjekur mënyrën se si neuronet lidhen me organet e ndryshme, si zemra dhe traktin gastrointestinal.

Shkencëtarët shprehin se ky atlas mund të ketë implikime të rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve. Problemet me këto rrugë nervore janë lidhur me çrregullime autoimune, dhimbje kronike dhe presion të lartë të gjakut.

Gjithashtu, interoception luan rol kyç edhe në shëndetin mendor. Ekspertët e universitetit Royal Holloway dhe UCL shpjegojnë se shqisa e gjashtë ndikon në marrjen e vendimeve, aftësitë sociale dhe mirëqenien emocionale, ndërsa çrregullimet e saj lidhen me depresion, ankth dhe çrregullime të ushqyerjes, si dhe simptoma të përbashkëta si lodhja dhe problemet me gjumin.

“Duke krijuar atlasin e parë të këtij sistemi, synojmë të vendosim bazat për të kuptuar se si truri mban trupin në ekuilibër, si kjo harmoni mund të prishet në sëmundje dhe si mund ta rikthejmë,” tha Prof. Jin. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement