Shkencëtarët ngrenë alarmin: Pas katastrofës së elefantëve në Afrikë qëndron një virus i ri - Gazeta Express
string(90) "shkencetaret-ngrene-alarmin-pas-katastrofes-se-elefanteve-ne-afrike-qendron-nje-virus-i-ri"

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Pas katastrofës së elefantëve në Afrikë qëndron një virus i ri

Gazeta Express

13/07/2020 20:08

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin dhe besojnë se një virus misterioz qëndron pas ngordhjes së qindra elefantëve në Botsavana të Afrikës.

Shqetësimi i tyre qëndron në faktin se mos virusi përhapet dhe tek njerëzit. Më shumë se 350 elefantë të moshave të ndryshme, kanë ngordhur për shkaqe të panjohura dhe kufomat e tyre janë parë të shpërndara në Delta Okavango dhe pjesët e tjera të vendit.

Lexo Edhe:

Ekspertët mendojnë se një virus i ri i elefantëve qëndron pas asaj që është quajtur si “një katastrofë konservimi”.

“Është një katastrofë konservimi, e cila ka një potencial të jetë një krizë e shëndetit publik”, u shpreh për Daily Express, Drejtori i Parkut Kombëtar në Bosavana, Nail McCann.