Shkencëtarët: Nëse e keni marrë vaksinën kundër tuberkulozit jeni më pak të rrezikuar nga COVID-19 - Gazeta Express
string(97) "shkencetaret-nese-e-keni-marre-vaksinen-kunder-tuberkulozit-jeni-me-pak-te-rrezikuar-nga-covid-19"

Shneta

Gazeta Express

01/12/2020 13:11

Shkencëtarët: Nëse e keni marrë vaksinën kundër tuberkulozit jeni më pak të rrezikuar nga COVID-19

Shneta

Gazeta Express

01/12/2020 13:11

Një studim vëzhgues ka zbuluar se njerëzit, të cilët kanë marrë vaksinën BCG- e cila parandalon tuberkulozin, kishin më pak të ngjarë të raportonin simptoma të COVID-19 në krahasim me ata, që nuk e kanë marrë këtë vaksinë, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët kanë zbuluar vaksinën BCG më shumë se 100 vjet më parë për të mbrojtur njerëzit nga infeksioni backteral I tuberkulozit. Sipas OBSH-së, deri në vitin 2004 përafërsisht 100 milion fëmijë në vit kishin marrë këtë vaksinë.

Lexo Edhe:

Së fundmi, shkencëtarët nga Qendra Mjekësore në Los Angelos, mendojnë se kjo vaksinë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun ndaj COVID-19.

“Ne ishim të interesuar të studionim vaksinën BCG sepse ajo prej sa kohësh ka qenë e njohur që ka një efekt të përgjitshëm mbrojtës kundër një sërë sëmundjesh virale dhe bakterale, siç është edhe COVID-19”, tha autori I studimit Dr. Moshe Arditi, drejtor I Qendrës së Sëmundjeve Infektive dhe Imunologjike në LA.

Në mesin e 6.201 pacientëve me koronavirus, 1.836 thanë se kishin marrë vaksinën BCG, ndërsa 4.275 thanë se nuk e kishin marrë këtë vaksinë. Në këtë hulumtim shkencëtarët kishin vërejtur se personat, që kishin raportuar se nuk e kishin marrë këtë vaksinë kishin simptoma dukshëm më të rënda në krahasim me ata, që e kishin marrë vaksinën.

Sipas ekipit, është e qartë se në mesin e individëve që janë vaksinuar me BCG ose mund të kenë qenë të sëmurë nga një sëmundje e ngjashme respiratore, numri I antitrupave për SARS-SoV-2 ishtë më I reduktuar.

Në punimin e tyre, shkencëtarët shkruajtën”

“Të marra së bashku, këto rezultate tregojnë se një histori I vaksinimit BCG jep një efekt mbrojtës jospecifik kundër infeksionit Covid-19 dhe zvogëlon praninë e simptoma dhe njëkohësisht praninë e antitrupave në gjak”.

Sidoqoftë, studimi kishte disa kufizimë dhe ende nuk është përfundimar dhe sipas shkencëtarëve duhen ende hulumtime të tjera për të aprovuar këtë teori./Gazeta Express