string(70) "shkencetaret-kineze-zhvillojne-lente-kontakti-per-shikim-supernjerezor"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 16:07

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë lente kontakti për shikim “supernjerëzor”

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 16:07

Shkencëtarët kinezë, kanë arritur të krijojnë lente kontakti që u japin njerëzve aftësinë të shohin dritën infra të kuqe – një pjesë e spektrit elektromagnetik që zakonisht është e padukshme për syrin e njeriut.

Sipas mediave të huaja, ndryshe nga syzet e shikimit natën, këto lente nuk kërkojnë burim energjie dhe janë transparente, duke lejuar përdoruesit të shohin njëkohësisht si dritën infra të kuqe ashtu edhe ngjyrat e zakonshme.

Prof. Tian Xue nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës ka thënë se kjo teknologji mund të çojë në zhvillimin e pajisjeve të veshshme si syze apo lente që i japin njerëzve “super-shikim” dhe mund të ndihmojë edhe ata me verbëri ngjyrash, raporton The Guardian.

Bëhet e ditur se për krijimin e këtyre lenteve, shkencëtarët kanë përdorur grimca të quajtura “nanopjesëza të konvertimit të sipërm”, që thithin dritën infra të kuqe dhe e rikthejnë si dritë të dukshme. Më parë, këto grimca ishin testuar te minjtë përmes injeksionit nën retinë, por tani janë futur në lente të buta kontakti – një metodë më pak e dëmshme për njerëzit.

Shkruhet se përdoruesit që mbanin këto lente mund të dallonin sinjale infra të kuqe të ngjashme me kodin Morse dhe drejtimin nga vinte drita. Më interesantja, shikimi infra i kuq përmirësohej akomë më shumë kur mbyllnin sytë, pasi qepallat bllokojnë më shumë dritën e zakonshme sesa infra të kuqen.

Megjithatë, thuhet se lenteve ende u mungon ndjeshmëria për të kapur nivelet e ulëta natyrore të dritës infra të kuqe apo për të ofruar shikim termik. Por duket se studiuesit janë të përkushtuar ta përmirësojnë teknologjinë. Ata kanë thënë se në të ardhmen, këto lente mund të për