Shkencëtarët: Kështu mund ta ndalojmë ngrohjen globale deri më 2050! - Gazeta Express

Mistere

Gazeta Express

02/04/2020 22:31

Shkencëtarët: Kështu mund ta ndalojmë ngrohjen globale deri më 2050!

Mistere

Gazeta Express

02/04/2020 22:31

Pavarësisht se trajtohen si deponi mbeturinash të njerëzimit për dekada të tëra, oqeanet e botës po dëshmojnë të jenë jashtëzakonisht elastike, thotë një përmbledhje e re shkencore.

Ky fakt mund të çojë në një rikuperim të plotë brenda tre dekadave, argumentojnë studiuesit. Ndryshimi i klimës dhe sfidat e rritjes së përpjekjeve ekzistuese të ruajtjes, janë pengesat e mëdha, thonë ata. Studiuesit paralajmërojnë se dritarja për veprim tani është shumë e ngushtë.

Oqeanet janë shfrytëzuar nga njerëzit me shekuj, por ndikimet negative të përfshirjes sonë janë bërë të qarta vetëm gjatë 50 viteve të fundit. Peshqit dhe speciet e tjera detare janë gjuajtur dhe kapur pothuajse deri në zhdukje, ndërsa derdhjet e naftës dhe format e tjera të ndotjes kanë helmuar detet.

Gjatë dekadave të fundit, ndikimi në rritje i ndryshimit të klimës ka zbardhur koralet dhe ka parë rritje të aciditetit të oqeanit. Kjo u dokumentua në raportin special të vitit të kaluar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC). Ky rishikim i ri njeh shkallën e problemeve por tregon edhe rezistencën e jashtëzakonshme të deteve. Numrat e balenave Humpback janë rikthyer që nga ndalimi I trëgtisë së balenave.

Përqindja e specieve detare të vlerësuara si të kërcënuara me zhdukje globale nga IUCN ka rënë nga 18% në vitin 2000 në 11.4% në 2019. Studiuesit identifikuan nëntë përbërës që janë thelbësorë për rindërtimin e oqeaneve: kënetat e kripës, mangroves, bimët e detit, shkëmbinjtë koralorë, leshterikë, shkëmbinj nënujorë, peshkimi, megafauna dhe thellësia e oqeanit. Shkencëtarët rekomandojnë një sërë veprimesh që kërkohen, duke përfshirë mbrojtjen e specieve, “korrjen” me mençuri dhe rivendosjen e habitateve.

Një pyetje tjetër e madhe janë paratë. Studimi i ri vlerëson se do të kushtojë 10-20 miliardë dollarë në vit për të rindërtuar jetën detare deri në vitin 2050. Por rishikimi tregon gjithashtu se për çdo dollar të investuar, kthimi i pritshëm do të ishte 10 dollarë. Autorët pranojnë se qeveritë kanë shumë çështje të tjera në mendjen e tyre tani, por ata besojnë se shpëtimi i oqeaneve është një qëllim shumë i arritshëm. /BBC/SCAN/